Ai është ndoshta shqiptari i vetëm që preku këtë vit tapetin e kuq në Festivalin e Venecias. Është themelues i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza”, një shqiptar që jeton e punon në Itali, të drejtat e të cilit, si edhe e shumë të tjerëve emigrantë, janë të cunguara për shkak të nënshtetësisë italiane që i mungon.

Lëvizjen e shqiptarit Arbër Agalliu e kanë përkrahur veç shumë aktivistëve, edhe 12 aktorë profesionistë, që ashtu sikurse ai nuk kanë nënshtetësinë italiane, e që së bashku kanë prodhuar filmin “Unë jam Rosa Parks”, të prezantuar për herë të parë në Festivalin e Venecias.

“Është një kënaqësi të gjendesh në Bienalen e Venecias, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Sapo projektuam për herë të parë dokumentarin ‘Unë jam Rosa Parks’, të lëvizjes sonë të emigantëve ‘Italiani senza cittadinanza’”, tha Arbër Agalliu, aktivist.

Rosa Parks, një aktiviste për të drejtat e afroamerikanëve në vitet ’50-’60, refuzoi t’i lironte vendin e rezervuar për njerëzit me ngjyrë në autobus një njeriu të bardhë. Aktivistët e kësaj lëvizjeje nuk kanë zgjedhur të lindin apo të transferohen në Itali, por ashtu si Rosa Parks kanë zgjedhur të hipin në autobusin me emrin Itali.

“Ne sot ndihemi Rosa Parks në Itali. Jemi fëmijë emigrantësh që janë lindur, janë rritur në Itali, por që sot nuk e kanë lejen të pajisen me pasaportë italiane. Besoj se, me nisma të ndërmarra dhe me gjithë punën që lëvizja ka bërë në këto vite, mendoj se pak e kemi merituar këtë tapet të kuq. Është kënaqësi dhe nder të jemi sot këtu, e unë si shqiptar të jem në Venecia”, tha më tej ai.

Filmi “Unë jam Rosa Parks” konkurron në katergorinë e filmave me metrazh të shkurtër, ndërsa është fitues i çmimit “Migrarti 2018”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA