Trump mungoi në funeralin e McCain, por jo Ivanka dhe Jared Kushner

02/09/2018 09:59

Pavarësisht se as presidenti Donald Trump dhe as bashkëshortja e tij Melania Trump nuk morën pjesë në shërbesën përkujtimore në nder të senatorit të ndjerë John MacCain të zhvilluar në Uashington gjatë së shtunës, vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishin që të dy të pranishëm.

Përpara se të niste ceremonia në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, çifti në fjalë u panë të mbërrinin së bashku. Ivanka, 36 vjeç, u pikas edhe teksa përqafonte senatorin Lindsey Graham, i cili ishte mik i ngushtë i McCainit.

Media amerikane “Axois” raportoi gjtihashtu se në shërbesë morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të administratës “Trump”, si shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis. Gjatë asaj kohe, presidenti Trump bënte atë që pëlqen më së shumti, “cicërimat” në Twitter. Ai shkruante në rrjetin social mbi negociatat për “NAFTA”-n, duke kërcënuar të linte jashtë marrëveshjes Kanadanë. Më tej, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për të ndjekur kursin e tij të golfit në Virginia.

Sa i përket faktit nëse presidenti ishte ftuar apo jo të merrte pjesë në funeralin e McCainit, burime nga Shtëpia e Bardhë i thanë “Associated Press” se familja e McCainit i kishte kërkuar presidentit të mos merrte pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes tij dhe senatorit të ndjerë në të kaluarën.

Gjithsesi, një familjar i McCainit i kishte thënë “People” se, politikani i ndjerë nuk e kishte ndaluar pjesëmarrjen e Trumpit në funeralin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA