Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë u bashkuan me protesta gjatë ditës së sotme kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, pavarësisht premtimeve të fundit nga presidenti Vladimir Putin për të zbutur këtë masë jopopullore.
Protestat e së dielës tregojnë se politika e propozuar mbetet një çështje politikisht e ndjeshme për qeverinë, pavarësisht nga konsensusi i ofruar nga Putini në një fjalim televiziv të mërkurën.
Gjatë fjalimit, Putin mori përgjegjësinë personale për reformën për herë të parë dhe e përshkroi atë si një nevojë financiare. Ai përfundoi fjalimin e tij, duke i kërkuar popullit rus mirëkuptimin e tyre të plotë.
Sondazhet e Qendrës Levada tregojnë se vlerësimi personal ndaj Putinit ka rënë rreth 10 pikë përqindje, që nga propozimi i reformave të pensioneve, megjithëse ende qëndron rreth 70 përqind.
Rreth 9,000 njerëz u mblodhën 2.5 kilometra larg Kremlinit, sipas Counter White, një OJQ që numëron pjesëmarrësit në mitingje, por policia e Moskës ka raportuar vetëm 6,000.
Shumë prej tyre mbanin pankarta dhe flamuj të kuq të organizatorit kryesor të protestës, Partisë Komuniste të KPRF. Duhet theksuar se vetëm pak ditë më parë, lideri i opozitës ruse, i cili edhe thirri këto protesta, u arrestua për të shlyer dënimin 30-ditor.
Top Channel