“US Open”, kualifikohen Djokoviç, Federer dhe Sharapova për femra

31/08/2018 10:19

Pretendentët kryesorë për fitoren e turneut të fundit “Grand Slam” të vitit, “US Open”, nuk i zhgënjyen tifozët e tyre.

Roger Federer kaloi në raundin e tretë të turneut, pasi mundi francezin Benoit Paire me rezultatin 3-0. Numri dy i renditjes botërore hasi vështirësi vetëm në setin e parë kundrejt rivalit të tij, duke e fituar këtë fraksion 7-5. Më pas, Federer nuk i lejoi asgjë Pairesë në lojë, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit, me zviceranin që fitoi dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat 6-4.

U kualifikua për në raundin e tretë edhe Novak Djokoviç, që eliminoi amerikanin Sandgren me rezultatin 3-1. Seti i parë ishte një formalitet për tenistin serb, që e nbylli atë 6-1. Por, Sandgren u kundërpërgjigj në të dytin, të cilin e fitoi 6-3. Seti i tretë ishte më i ekuilibruari i kësaj sfide, me Djokoviç që e fitoi me “tiebreak” 7-6, ndërkohë që të katërtin e fitoi me lehtësi 6-2.

Në kampin e femrave u kualifikua për në raundin e tretë të “US Open”, Maria Sharapova. Tenistja ruse, numri 22 i botës, mundi rumunen Cirstea me rezultatin 2-0. Sharapova fitoi pa probleme setin e parë 6-2, ndërkohë që në të dytin Cirstea rezistoi më shumë.

Gjithsesi, edhe ky fraksion shkoi në favor të ruses, që e fitoi 7-5. Vuajti jo pak Jelena Ostapenko në ndeshjen ndaj amerikanes Townsend, të cilën e mundi 2-1. Townsend fitoi setin e parë 6-4, por letonezja reagoi dhe fitoi dy setet e tjerë 6-3 dhe 6-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA