Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas do të jetë ambasadori i Brazilit në Tiranë, mesditën e së premtes ai i ka paraqitur Letrat Kredenciale, Presidentit Meta.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve, që të dy vendet kanë ndërtuar prej 6 dekadash.
Në mënyrë të veçantë ai vlerësoi se këto marrëdhënie janë intensifikuar më shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, veçanërisht pas hapjes së ambasadave në kryeqytetet respektive të të dy vendeve.
Duke u ndalur në mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta, nënvizoi se mundësitë janë të shumta.
Nuk mjafton vetëm fakti se Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine, por ato duhet të rriten e intensifikohen më shumë, në të gjitha fushat – theksoi Presidenti Meta.
Top Channel