Përkushtimi ndaj një tjetër fanelle dhe ndryshimi i kampionatit në një lëvizje të befasishme këtë verë, po i imponon Cristiano Ronaldos zgjidhje të vështira, si braktisja e përkohshme e përfaqësueses.
Kapiteni i kombëtares portugeze ka vendosur të mos grumbullohet për miqësoren e programuar ndaj Kroacisë dhe më pas në debutimin e luzitanëve në Ligën e Kombeve kundër Italisë, ndeshje e cila do të luhet më 10 shtator në Lisbonë.
Ky është një lajm i mirë për Juventusin, por jo për tifozët e kombëtares kampione të Europës, që shpresonte se me “Topin e Artë” në fushë do të maksimalizonin mundësitë për 3 pikë të vyera në grupin e tyre në kompeticionin më të ri të UEFA-s.
Cristiano Ronaldo nuk do të mund të replikojë në vendin e tij të lindjes, duelet e stërvitjes me Chiellinin dhe Bonuccin, pasi vendimi personal për të mos luajtur në shtator me Portugalinë bëhet për t’u përqëndruar te Juventusi.
Kush mendonte se lënia jashtë e Ronaldos do të jetë për dy kartonat e verdhë në Botëror, gabohet. Kjo pasi ndëshkimet në turneun rus do të aplikoheshin në një garë të UEFA-s, vetëm në rast sjelljeje të dhunshme të portugezit, e jo për ndëshkime të thjeshta.
Top Channel