Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MBLEDHJA E QEVERISË PËR PERFORMANCËN E MINISTRAVE

Nesër qeveria do te mblidhet ne një takim larg vëmendjes publike, ku do mësohet edhe fati i ministrave sipas realizimeve apo mosrealizimit te detyrave.

 

MUNGESA E GJELBËRIMIT NE DURRËS. ANKOHEN QYTETARËT.

Zhvillimi i vrullshëm urban e shpesh kaotik ka reduktuar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbra në qytetin bregdetar të Durrësit, duke e kthyer atë gjithnjë e më shumë në një ishull të nxehtë urban lagjet 1,2,3 dhe 4 të qytetit.

 

TRUMP PRANON PAGESËN PËR DY FEMRA GJATË FUSHATËS

Presidenti amerikan pranon se i ka paguar dy gra që pretendonin se kishin patur marrëdhënie intime me të. Por Donald Trump thotë se paratë nuk janë të fondit për fushate

 

LUFTA TREGTARE MES KINËS DHE AMERIKËS

Kina do te ankohet serish për tarifat amerikane. Aplikimi i taksës prej 25 për qind nisi sot dhe pritet të përshkallëzojë luftën tregtare mes dy vendeve.

 

ITALIA NËN “KËRCËNIMIN” E TURISTËVE TË PAPËRGJEGJSHËM

E gjithë Italia është vënë në kërkim të dy turistëve që hynë të zhveshur në shatërvanin e një memoriali për dëshmorët në romë. Pak kohë më parë një sherr banal përfshiu dy femra në Fontana di Trevit

Top Channel