Nuk është aspak një shaka. “Është një fantazi për koleksionistët”, thotë Andy Palmer, President i Aston Martin, markës historike britanike që ka vendosur të prodhojë 25 njësi të Aston Martin DB5, modeli legjendar që është parë në filmat James Bond.

Për herë të parë, ky mjet fantastik u shfaq në “Goldfinger” të vitit 1964. Tani, do të dalë në treg në vitin 2020 dhe do të kushtojë plot 3,7 milionë euro.

25 makinat Aston Martin DB5 do të kenë ngjyrë gri dhe do të kenë të gjitha pajisjet që DB5 ka pasur në filmat e agjentit 007, përfshi këtu autamatikët e fshehur, që sigurisht nuk do të jenë armë të vërteta zjarri.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA