Stadiumet shqiptare, vazhdojnë të mbeten një arenë dhune dhe shfryrjesh, herë pas here edhe fizike përvecse verbale, për tifozeritë e klubeve.
Prania e policisë në të shkuarën ka minimizuar deri diku ngjarje si ajo që u shfaq mbërmjne e djeshme në stadiumin “Skëndërbeu” të Korcës, ngjarje që konfirmuan edhe një herë si të parakohshëm largimin e menjëhershëm të policisë së shtetit nga brendia e stadiumit, duke ja lënë atë kompanive të policisë private.
Dëshira e madhe për t’ju afruar Europës më shpejt me ligjet në letër, solli edhe këtë herë një mungesë të përshtatshmërisë me realitetin. Për ndeshje të ngjashme me koeficient të koensiderueshëm të tensioneve si ajo mes Skëndërebut dhe Partiaznit, policia e shtetit anagzhonte përgjithësisht rreth 100 apo 150 forca brenda stadiumit, pa përfshirë forcat e shumta që ndodheshin jashtë tij.
Teknikisht, për një polici private e cila koeficientin e sigurisë dhe ushtrimin e forcës e ka të reduktuar, këto shifra duhet të jenë të dyfishuara, por kushtet financiare për ta përballuar një gjë të tillë nga klube, trajnimi i tyre për aktivitete të tilla, janë disa nga faktorët që e bëjnë të pamundur organizimin e një ndeshjeje në këto kushte.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i FSHF e cila ka kërkuar reflektim për këtë amendim të ligjit, për të rikthyer policinë në stadiume që do të thotë më tepër siguri, për të mos ndodhur më ajo që ndodhi në Korcë mbërmjen e së premtes. Gjithcka ju la ndërgjegjes qytetare të vetë tifozëve dhe tek puna e klubeve me ndërgjegjësimin e grupimeve të mbështetësve së tyre. Përderisa ngjarje të tilla ndodhin sërish tregon që kjo gjë nuk funksionon sic duhet.
Nisma e policisë së shtetit, vetëm në Tiranë, për të mos lejuar tifozët problematik të hyjnë në stadium, duke hartuar listat e zeza, shpesh është kundërshtuar edhe publikisht nga drejtues klubesh. Ndërkohë që qasja e politikës në futboll, nën petkun e tifozit apo shpëtimtarit, kryesisht ka ndikuar në prishje të garës, dhe nxitje të urrejtjes mes tifozerive e klubeve për aq kohë sa i është dashur, për t’u larguar në momentin kur nuk i duhet më, duke i lënë abientit sportiv urrejtjen mes tyre, që degradon jo rrallë herë në ngjarje të turpshme.
Top Channel