Një 60-vjeçar italian është arrestuar në port nga policia pasi kishte me vete plot 6 kg marijuanë dhe po dilte nga territori shqiptar.
“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin: Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali”, bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Top Channel