Ndërkohë që ka mbështetur qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel për pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Kosovës u bën thirrje shumicës së vendeve anëtarëve të BE-së që të bindin 5 vendet e mbetur dhe Serbinë që ta njohin Kosovën brenda kufijve të saj.

Kësisoj ai nuk e quan ndryshim kufiri, caktimin e vijës së demarkacionit duke e përkufizuar si të tillë idenë e korrigjimit të kufirit prej 400 km mes Kosovës dhe Serbisë, tek flet i sigurt për marrëveshje e paqe.

Por nëse do të ishte kaq e thjeshtë a do të kishte provokuar deri dhe reagimin e kancelares Merkel qëndrimi i Hashim Thaçit dhe deklaratave pasuese nga pala serbe.

Edhe Wolfgang Ishinger ish-negociator i BE për marrëdhëniet Kosovë- Serbi u shpreh kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan duke theksuar se hapja e kutisë së Pandorës duhet shmangur.

E ndërkohë që nuk dihet ende plani që Thaçi do të paraqesë në shtator në Bruksel, reagimet skeptike vazhdojnë.

“Mogherini ashtu si gjithë zyrtarët e Brukselit kanë një mandat të caktuar deri vitin tjetër dhe pas zgjedhjeve mund të mos jete në atë pozicion. Më shumë do të mbështetesha tek qëndrim pozicioni i vendeve anëtarë, të cilët kanë marrë koston, kanë realizuar mbështetjen e caktuar që kosto është aty ku është. Prononcimi i parë i pa-ekuivok i Merkel tregon se Gjermania do të paraprijë një vendimmarrje të tillë që do të rriste kostos”, shprehet Sotiraq Hroni.

Sipas këtij të fundit është një situatë që rrezikon t’i japë avantazh Serbisë në raportet BE SHBA.

“Thjesht inskenimi i marrëveshjes për raportin e ri që kërkohet të vendoset mes dy vendeve qoftë përmes korrigjimit që në fundit të fundit do të ketë element etnik në mes nuk di sa i thellë do të jetë. Në plan afat gjatë do të vendosë në avantazh Serbinë”, thotë Hroni. Dhe sipas tij një marrëveshje me kaq sa është artikuluar deri tani nuk do të shtonte as njohjet e Kosovës në BE dhe OKB. “Nuk besoj se vendet e BE do të njohin Kosovën për shkak të një marrëveshjeje të tillë”.

E ndërsa bisedimet ende nuk kanë rifilluar, në shumicë analistë, politikanë apo diplomatë nuk besojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE japin dakordësi për një marrëveshje që ka efekte më të madh se dakordësia mes dy palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA