Udhëheqësi iranian refuzon ofertën e Trump për bisedime

13/08/2018 18:05

Udhëheqësi suprem i Iranit të hënën hodhi poshtë ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të pakushtëzuara për të përmirësuar lidhjet e ndërsjellta.

Ayatollah Ali Khameney gjithashtu akuzoi qeverinë iraniane për keqadministrim ekonomik, përballë sanksioneve të rivendosura amerikane, ndaj vendit.

Uashingtoni rivendosi sanksionet javën e kaluar, pasi presidenti Trump vendosi të tërhiqet nga një marrëveshje e vitit 2015, që synonte të frenojë programin bërthamor të Iranit, në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve ekonomike.

Presidenti amerikan ka kërcënuar gjithashtu të penalizojë kompanitë që vazhdojnë të operojnë në Iran, ndërsa paralajmëroi se të gjithë shtetet që do të vijojnë tregtinë me Iranin, do të duhet ta ndërpresin me SHBA-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA