Mbyllet merkato për Premier League. “Qan” Mou, asnjë lëvizje te Tottenhami

09/08/2018 21:14

Merkatoja e futbollit për ekipet angleze u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të enjteje, me një fushatë që mund të përkufizohet me frazën: më shumë blerje lojtarësh në objektiv dhe më pak investime të çmendura.

Krahasuar me një vit më parë, janë afro 300 milionë euro më pak të shpenzuara, e kjo për “faj” të të mëdhave që kanë investuar relativisht pak për përforcimin e ekipeve të tyre.

Këtu bën përjashtim Liverpooli, i cili ka shpenzuar shumë për ish-portierin e Romës, Alisson, sikurse edhe Chelsea, që bëri një “çmenduri” sërish për portën, duke rrëmbyer Kepa nga Athletic Bilbao, duke i bërë ata portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.

Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.

FOTO GALERI
3/7
TOTTENHAM - Një rekord për t’u mbajtur mend gjatë, ky i skuadrës së drejtuar nga Pochettino, që nuk ka kryer asnjë ndryshim të vetëm. Kjo përkthehet gjithashtu në zero parà të shpenzuara, ndërsa Tottenhamit i duhet të konfirmojë këtë sezon vendin e tretë në klasifikim të arritur viti e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA