Mbyllet merkato për Premier League. “Qan” Mou, asnjë lëvizje te Tottenhami

09/08/2018 21:14

Merkatoja e futbollit për ekipet angleze u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të enjteje, me një fushatë që mund të përkufizohet me frazën: më shumë blerje lojtarësh në objektiv dhe më pak investime të çmendura.

Krahasuar me një vit më parë, janë afro 300 milionë euro më pak të shpenzuara, e kjo për “faj” të të mëdhave që kanë investuar relativisht pak për përforcimin e ekipeve të tyre.

Këtu bën përjashtim Liverpooli, i cili ka shpenzuar shumë për ish-portierin e Romës, Alisson, sikurse edhe Chelsea, që bëri një “çmenduri” sërish për portën, duke rrëmbyer Kepa nga Athletic Bilbao, duke i bërë ata portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.

Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.

FOTO GALERI
2/7
MANCHESTER UNITED - Të pakta lëvizjet edhe për “djajtë e kuq”, të cilët blenë vetëm dy lojtarë. Mesfushorin brazilian Fred nga Shakhtar Donetsk dhe mbrojtësin e djathtë Dalot nga Porto, për një total prej 82 mln eurosh. Një merkato kjo, që nuk e ka bindur aspak Mourinhon, i cili kërkonte të paktën edhe 5 përforcime të tjera. Për këtë arsye, “Special One” ndodhet në krizë të plotë me drejtuesit e United.

Top Channel