Mbyllet merkato për Premier League. “Qan” Mou, asnjë lëvizje te Tottenhami

09/08/2018 21:14

Merkatoja e futbollit për ekipet angleze u mbyll zyrtarisht pasditen e kësaj të enjteje, me një fushatë që mund të përkufizohet me frazën: më shumë blerje lojtarësh në objektiv dhe më pak investime të çmendura.

Krahasuar me një vit më parë, janë afro 300 milionë euro më pak të shpenzuara, e kjo për “faj” të të mëdhave që kanë investuar relativisht pak për përforcimin e ekipeve të tyre.

Këtu bën përjashtim Liverpooli, i cili ka shpenzuar shumë për ish-portierin e Romës, Alisson, sikurse edhe Chelsea, që bëri një “çmenduri” sërish për portën, duke rrëmbyer Kepa nga Athletic Bilbao, duke i bërë ata portierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Tottenhami nuk ka regjistruar asnjë lëvizje, as blerje dhe as shitje.

Gjatë këtij sesioni veror merkatoje futbolli, klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1.3 miliardë euro për përforcime, ose 300 mln euro më pak sesa vitin e kaluar.

FOTO GALERI
4/7
LIVERPOOL - Nëse për “të mëdhenjtë” e tjerë të Anglisë ishte një merkato e matur, Jurgen Klopp bën përjashtim, pasi ka shpenzuar më shumë sesa verën e kaluar, duke larguar plot 182 milionë euro nga arkat e klubit. Këtu vlen të theksohet se pjesa më e madhe e këtij buxheti u harxhua për blerjen e një portieri klasi, si Alisson nga Roma, për të harruar gafat e Loris Karius në finalen e Champions League, me Realin e Madridit. Për ish-romanistin, “të kuqtë” shpenzuan 62 mln euro pa përfshirë bonuset, ndërsa 60 mln paguan për Keita nga Leipzigu. Blerja e tretë e madhe e Liverpoolit ishte shqiptaro-zvicerani Shaqiri, për të cilin u paguan 14 mln euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA