Lajmet kryesore të ditës, 29/07/2018 – 16:00

29/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KUPONI, TATIMET BLLOKOJNË RESORTET
Tatimet bllokojnë resortet. Taksat u ulën, por informaliteti vazhdon i lartë. Në 5 mijë subjekte të kontrolluara, 2 mijë u gjetën me shkelje.

FËMIJËT E EMIGRANTËVE PA SHTETËSI
Deri në mbrëmje në portin e Durrësit priten 8 mije persona nga Italia. Vazhdon fluks i madh edhe në Kapshticë dhe Kakavije nga Greqia. Problem janë fëmijët pa shtetësi

MJEKET, ALARM PËR KANCERIN E LËKURËS
Shënon rritje vdekshmëria nga kanceri i lëkurës. Veçanërisht apeli i dermatologëve shkon për personat me nishane që të mos ekspozohen në diell.

GREQI, RRITET ZEMËRIMI PAS TRAGJEDISË
Në Greqi zemërimit të qytetarëve ndaj qeverisë u shtohet edhe ai zjarrfikësve. Ata thanë se nuk u dëgjuan kur kërkuan evakuimin e zonës që u përfshi nga tragjedia.

KORÇË, FESTA TRADICIONALE E LAKRORIT
Korça organizon për të dhjetin vit festën e lakrorit. Mes gatimeve tradicionale mysafirët shijuan lakrorin në saç të amvisave të Polenës.

Top Channel