Lajmet kryesore të ditës, 27/07/2018 – 16:00

27/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PRESIDENTI KTHEN PËR RISHQYRTIM LIGJIN PËR TEATRIN
Presidenti i Republikes ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin duke argumentuar me 9 pika që sipas tij bien në kundershtim me kushetutën, ligjet e vendit dhe indentitetin kombëtar.

QEVERIA MIRATON SHPËRBLIMIN PËR PENSIONISTËT
Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur u ndryshua buxheti I shtetit. Qeveria ka akorduar një fond të posacëm 3 miliardë lekë për ta.

SHKON ME RRITJE NUMRI I TURISTËVE TË HUAJDitët e fundit të Korrikut ka patur fluks turistësh të huaj, që vijnë në Shqipëri për pushime. Nga dogana e Qafë Thanës gjatë kesaj jave kanë hyrë mbi 29 mijë shtetas.

SHPËRTHEN VULLKANI, EVAKUOHEN MIJËRA BANORË NË ISHULL
Vanuatu ka shpallur gjëndjen e emergjencës dhe ka evakuuar mijëra banorë pasi një vullkan në ishullin Ambae shpërtheu duke mbuluar pjesën më të madhe të zonës përreth me hi.

RONALDO ME PUSHIME PARA SEZONIT TË RI
Cristiano Ronaldo duket se është mëse gati për sezonin e ri futbollistik dhe ka lënë pas edhe problemet ligjore për evazion fiskal teksa pushon me bukuroshen Georgina Rodrigez.

Top Channel