Milan është ende në kërkim të një një futbollisti të rëndësishëm për ta vënë nën urdhrat e trajnerit Rino Gattuso.

Kuqezinjtë në këtë moment po përpiqen që të sjellin në Milanello argjentinasin Gonzalo Higuain, duke propozuar një shkëmbim që përfshin edhe Bonuccin e Ruganin. Por drejtuesit e Milanit po mendojnë edhe për një alternativë akoma më të rëndësishme: Alvaro Morata.

Leonardo, i cili vetëm ditën e mërkurë u zyrtarizua në rolin e drejtorit teknik, ka hyrë në kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit spanjoll të Chelsea, që nga ana e tij kërkon 65 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Në këtë pikë, Milanit i duhet të rrisë nivelin e të ardhurave dhe këtë duhet ta bëjë nëpërmjet shitjes së disa lojtarëve. Kuqezinjtë kanë rihapur bisedimet me Atletico Madrid për transferimin e Nikola Kalinic. Spanjollët fillimisht e kërkuan sulmuesin kroat në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por sipas Sky Sports, tani palët duket se kanë gjetur një akord për shitjen përfundimtare të futbollistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA