24/05 15:52
Lionel Mesi ka filluar pushimet verore në Ibiza me familjen e tij, disa ditë pas mbylljes së kampionatit botëror, ndërsa mori pjesë edhe në dasmën e shokut të tij, futbollistit spanjoll Cesc Fabregas.
Ylli i futbollit argjentinas është fotografuar gjatë këtyre ditëve së bashku me bashkëshorten e tij, Antonella Rokuzzo dhe tre fëmijët e tyre.
5 herë fituesi i Topit të Artë do t’i bashkohet skuadrës së tij, Barcelonës në fund të këtij muaji, së bashku me Pique, Xhordi Albën dhe Buskets.
Këtaj janë disa nga futbollistët që trajneri Valverde u ka dhënë lejë për të pushuar më gjatë, për shkak të pjesëmarrjes në kampionatin botëror.
Top Channel