International Champions Cup/ Juve mund Bayern, Liverpool mposht Cityn, Milan-Man. UTD 8-9

26/07/2018 12:05

Juventusi e nisi me një fitore turneun e International Champions Cup. Zonja e Vjetër mundi Bajernin e Mynihut 2-0 në Philadelphia të SHB. Protagonisti për kampionët e Italisë u bë sulmuesi 21 vjeçar, Favilli autori i të dy golave për skuadrën e tij që u shënuan në pjesën e parë.

Milani bëri një paraqitje pozitive në ndeshjen e tij të parë të International Cup ndaj Manchester United. Kuqezinjtë e Gattusos barazuan ndaj Djajve të Kuq të Mourinhos dhe u dorëzuan vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Sanchez kalon në avantazh Manchester United në minutën e 12 por në të 15 Milani u kundërpërgjigj me golin e Susos. Seria e penalltive ishte një maratonë e vërtetë ku arriti të ekzekutojë një të tillë edhe portieri i Milanit. Manchester United fitoi 9-8 serinë e 11-metërshave kjo edhe për shkak të gabimit të Kessie.

Liverpooli duket se vazhdon të jetë një mallkim për Manchester City. The Reds arriti të fitojë edhe në Champions Cup me rezultatin 2-1. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës dhe ishin kampionët ata që kaluan në avantazh me Sane, por Liverpooli përmbysi gjithçka me Mohammad Salah që rikthehet te shënimi i golit dhe Mane me këtë të fundit që shënoi me 11-metërsh.

Fitore me përmbysje shënoi edhe Tottenhami që mundi Romën 4-1. Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e tretë me Schick, por londinezët reaguan shumë shpejt duke kthyer situatën në favor fillimisht me dy gola të Llorentes në minutën 9′ e 18′ dhe me pas me dy golat e Lucas Mouras në minutat 28′ e 44′.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA