Edhe James Rodriguez përfshihet në “valën” e evazionit fiskal

26/07/2018 17:22

Organet fiskale spanjolle vazhdojnë të bëjnë “viktima” nga bota e futbollit.

Këtë radhë, në shënjestrën e tyre është vënë futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht pjesë e Bayern Munchen. Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore në vendin iberik 11.6 miliionë euro.

Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Reali i Madridit, pasi u deklarua jorezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.

Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i Ligës Spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA