Muri kuksian, i ngritur me mjeshtëri nga shkodrani Armando Cungu, i rezistoi në mënyrë të përsosur sulmeve të azerëve të Qarabagut.
Skuadra verilindore e Kukësit mori një barazim pa gola në “Loro Boriçi”, në sfidën e parë të turit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Kukësi nuk rrezikoi asgjë në fushë, duke u mbrojtur me fanatizëm dhe mbajtur kundërshtarin larg katërkëndëshit të mbrojtur nga Frashëri.
Me këtë rezultat, tashmë skuadra e Cungut mund të shpresojë për të vijuar më tej aventurën në Champions, pasi mund të kualifikohet në Azerbajxhan, edhe me një barazim me gola.
Vlen të përmendet se për 90 minuta në “Loro Boriçi” luajti edhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli, i cili luan prej shumë vitesh me skuadrën e Qarabagut.
Top Channel