Ëndrra e napoletanëve për Edinson Cavanin mund të thyhet nga Reali i Madridit.

Klubi “merengues” ka vënë në shënjestër sulmuesin uruguajan të Paris Saint Germain për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili kaloi tek skuadra e Juventusit.

Cavani përfiton nga kontrata me kampionët e Francës një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon dhe Florentino Perez ka shfaqur dëshirën t’ia ofrojë po këtë shifër futbollistit.

Për më tepër, Reali i Madridit po has gjithnjë e më shumë vështirësi për të arritur te Neymar, kështu që Cavani rezulton të jetë edhe alternativa e brazilianit në merkaton e transferimeve.

Në fakt, ky lajm që për momentin është në kuadër të zërave, u përhap nga “Radio Marca”, sipas së cilës, Paris Saint Germain ka kërkuar 58 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit. Edhe kjo është një shifër joproblematike për t’u shpenzuar nga kreu i Realit të Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA