Nuk është e lehtë të jesh djali i një ministri, urimi për ditëlindje të vjen me kartolinë

25/07/2018 11:41

Martini është më i vogli i familjes Bushati dhe sot mbush plot 6 vjeç. I ati tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nuk mund të jetë i pranishëm në festimet e ditëlindjes së të birit, për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale për Martinin bjond kaçurrels, nga SHBA, ku po merr pjesë në punimet e ministerialit për Zhvillimin e Lirive Fetare, të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ai i dërgon një kartolinë të birit: ” Gëzuar Ditëlindjen Kampion”. Kujdesi ndaj ngjarjeve të ditës dhe momenteve të rëndësishme të fëmijëve nga Bushati nuk ka munguar. Së fundmi ne e kemi parë Ministrin Bushati të “lëvdohej”, me angazhimin qytetar të vajzës Hera, e cila megjithëse vetëm 11 vjeçe, u bë pjesë e grupit të të rinjve që u angazhuan për të pastruar Shqipërinë.

Bushati është shprehur edhe më herët në media lidhur me mungesat ndaj familjes për shkak të punës dhe profesionit, për të cilin ai nuk e fsheh se puna që bën është pasion për të.

“Familja do të ankohet sepse do të të shohë rrallë, edhe pse si ministër ke fatin dhe përgjegjësinë të jesh pjesë e ngjarjeve historike e momenteve që kërkojnë vendimmarrje e qëndrime të qarta”, kujton Bushati një këshillë të një kolegu me eksperiencë në kohën kur e mori këtë detyrë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA