24/05 15:52
“Në futboll asgjë nuk është e shkruar, si Cagliari dhe Juventusi e nisin nga 0 pikë”.
Daniele De Rossi duket i karikuar në nisje të sezonit të ri në Serie A. “Prej 18 vjetësh jam përpjekur të sjell diçka të rëndësishme në Romë, diçka e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u realizuar.
De Rossi ka komentuar edhe tranferimin e Ronaldos te Juventusi.
“Bardhezinjtë kanë marrë një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Ata po përpiqen të bëjnë një ekip të fortë, por edhe ne po ashtu. Me Ronaldon Juventusi bëhet shumë i fortë, por ne do të provojmë edhe pse duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme”, është shprehur De Rossi në një intervistë për NBC.
Top Channel