Pas negociatave të zymta të verës së 2017-ës që çuan Leonardo Bonuccin te Milani, tashmë kapiteni kuqezi mund të bëjë të kundërtën duke u rikthyer te Juventusi.
Lajmi është publikuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës nga “Sportitalia”, por është konfirmuar më pas edhe nga “SportMediaset”.
Cështja duket se është e nxehtë dhe me këtë rikthim mund të përfshihet edhe transferimi i mundshëm i Higuain te Milani.
Dëshira e Bonuccit për t’u larguar nga Milani nuk është më një mister. Gattuso e ka thënë këtë në mënyrë të përsëritur, po ashtu, pronarët e rinj nuk do të dilnin kundër largimit të kapitenit, duke qenë një mundësi e mirë për normalizimin e bilenceve financiare.
Deri tani duket se PSG është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili ka një kontratë prej 7.5 milionë eurosh deri në 2022 me Milanin, ndërkohë që u transferua për 42 milionë euro. “Sportmediaset” shkruan se fakti është që Bonucci dëshiron të kthehet te Juventusi.
Në anën teknike, Bonucci do të ishte një rikthim me mjaft vlera për Juventusin duke qenë se Rugani është drejt largimit te Chelsea.
Megjithatë, mbetet për t’u parë deri në fund të merkatos, ose edhe më shpejt, se ku do të përfundojë Bonucci edhe Higuain sezonin e ardhshëm.
Top Channel