Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Ishte nisur drejt Fiumicinos për të kryer vizitat me Romën dhe për të firmosur kontratën, por braziliani malcom ndryshoi destinacion papritur.
Një ndërhyrje e Barcelonës, që rriti menjëherë ofertën për kartonin e tij, bëri që klubi i Bordosë të autorizonte brazilianin, që të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte në Spanjë.
Kjo kthesë e papritur nuk i ka pëlqyer aspak Romës, që barazoi menjëherë ofertën me atë të Barcelonës, por më pas vendimtare u bë dëshira e lojtarit, që zgjodhi Katalunjën para kryeqytetit italian.
Mediat spanjolle raportojnë se agjentët e lojtarit kanë zbarkuar që në mëngjes në Spanjë, ku kanë gjetur akordin ëpr kontratën e futbollistit me Barcelonën, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet edhe mbërritja e Malcom.
Paraprakisht raportohet se Barça ka ofruar 41.5 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusi për sulmuesin, ndërsa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një klauzolë prej 400 milionë eurosh.
Top Channel