Lajmet kryesore të ditës, 23/07/2018 – 20:00

23/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

EURO DETYRON QEVERINË TË NDRYSHOJË BUXHETIN

Këtë javë qeveria do të ndryshojë buxhetin e vitit 2018 nisur nga pasojat që shkaktoi rënia e vlerës së euros në treg. Efekti negativ në buxhetin e të ardhurave ka qenë rreth 3 miliardë lekë.

PROBLEMI ME DIPLOMAT E INFERMIERËVE TË “KRISTALIT”

Jane rreth 400 infermierët me diploma të “Kristalit” që po hasin probleme me liçensimin. Urdhri I infermierit thotë se nëse nuk arrijnë të vërtetojnë rregullsinë e diplomës do liçensohen si infermierë me shkollë të mesme.

MOTI I KEQ NUMËRON VIKTIMËN E PARË

Moti i keq i orëve të pasdites që pushtoi vendin përveç pemëve të thzera apo makinave të aksidentuara numëroi edhe viktimën e parë. Ai është 22 vjeçari nga Gjrokastra, Xhuliano Koçi.

SEZONI TURISTIK, PREMTUES

Sezoni turistik është në kulmin e tij dhe shifrat janë shumë optimiste. Vetëm në Qeshor në Shqipëri kanë ardhur gjysmë milioni turiste.

TENSIONET GREKO RUSE NUK NDALEN

Tensionet greko-ruse janë shtuar edhe për shkak të retorikës së ndezur. Autoritetet greke dëbuan disa diplomatë rusë në Athine duke ndryshuar një marrëdhenie që dikur ishte shumë miqësore.

Top Channel