Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
SHTYHET LIGJI PËR MAGJISTRATËT
Kuvendi mbylli seancën e fundit për këtë sesion parlamentar duke anuluar edhe votimin e ligjit për magjistraturën meqë nuk u gjet konsensus mes palëve.
SEKUESTRO PASURISË SË ISH-KRYEPROKURORIT LLALLA
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat dyshohen se përbëjnë produkt të veprës penale. Vlera në total kap shumën e afro 99 mln lekëve.
KPK SHKARKON ARBEN NELËN
Komisioni I Pavarur i Kualifikimit shkarkoi Arben Nelën, i cili ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë pasi deklarimi i pasurive nuk është i saktë. Vetë Nela u shpreh se llogaritë nuk janë bërë si duhet.
MOTI I KEQ NË VEND
Motit I keq ka pushtuar vendin. Në Shkodër shiu i dendur ka shkaktuar vërshime në pedonale ndërsa në Elbasan ka rënë breshër. Në aksin Elbasan-Librazhd një makinë doli nga rruga për shkak të lagështirës.
VELIAJ: TIRANA ME TREN ELEKTRIK BRENDA MANDATIT TJETËR
Qytetarët e Tiranës do mund të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit apo qytetit të Durrësit duke përdorur trenin elektrik, një premtim që sipas kryebashkiakut Veliaj përmbushet brenda mandatit tjetër.
Top Channel