Në qytetin Rabwah të Pakistanit nuk ka as postera fushate dhe as tubime zgjedhore nëpër sheshet e tij. Megjithëse mund të jenë një bllok me ndikim në një beteje të rëndësishme elektorale, gati 90 për qind e banorëve të saj nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 korrikut.
Njerëzit e Rabwah, në provincën Punjab, janë kryesisht myslimanë Ahmedianë dhe kanë vendosur të abstenojnë në zgjedhje, pasi thonë se ka disa ligje diskriminuese zgjedhore, që prekin pikërisht këtë target të popullsisë.
Ligjet zgjedhore të Pakistanit e vendosin Ahmedin në një listë të veçantë të regjistrimit të votuesve, duke i kategorizuar ata si jomyslimanë. Udhëheqësit e komunitetit thonë se kjo shkel të drejtën e tyre për vetë-identifikimin fetar si mysliman.
“Është një çështje e besimit tonë kështu që nuk mund të ketë kompromis për këtë”, tha zëdhënësi i bashkësisë Salim Ud Din.
Komisioni Zgjedhor i Pakistanit nuk iu përgjigj kërkesave për komente. Në një letër dërguar Salim Ud Din, komisioni tha se ishte “duke respektuar një ligj që nuk mund të ndryshohet nga komisioni”.
Top Channel