Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FAZA E PARË E REFORMËS ZGJEDHORE MBYLLET NË VJESHTË
Puna për reformën zgjedhore do të vazhdojë gjatë gjithë verës dhe parashikon që ta mbyllë brenda vjeshtës fazën e parë të ndryshimeve, ku përfshihen të gjitha çështjet që lidhen me standardet e procesit, përfshi këtu edhe votimin elektronik.

MARINZA VUAN PËR UJË TË PIJSHËM
Banorët e zonës naftëmbajtëse në Marinzë nuk kanë ujë të pijshëm. Ujësjellësi nuk është ndërtuar ndërsa shpimet për naftë kanë dëmtuar burimet nëntokësore të ujit.

GJIKNURI: INVESTIME NË BREGDET DHE ULJE TË HUMBJES
Ministria e energjisë i ka fokusuar investimet në zonat turistike. Ministri Gjiknuri gjate inspektimit te ndërtimit të nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalëzit, paralajmëroi veprat e radhës në Orikum dhe Velipojë.

FACEBOOK PO HETON PËR RRJEDHJE TË DHËNASH
Facebook po heton një kompani me të cilën ka një kontratë për analizimin e të dhënave. Dyshimet janë se kjo kompani merr të dhënat e klientëve të Facebook për llogari të qeverive.

MILAN ZGJEDH PRESIDENTIN E RI
Skuadra e Milanit ka zgjedhur presidentin e saj të ri, i 27-i në karrierë, dhe ai është Paolo Skaroni, një biznesmen italian, drejtues i kompanive energjetike, Enel dhe Eni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA