Pozon me babanë e vdekur, “lumë” kritikash për modelen serbe (Foto)
20/07/2018 10:21
Një modele e cila ka postuar në mediat sociale një “selfie” me babain e vdekur është kritikuar ashpër nga fansat e saj.
Jelica Ljubiçiç, një këngëtare dhe modele serbe, duket pranë të atit që ka ndërruar jetë në një shtrat spitalor. Në foto duket modelja dhe babai i saj, ndërkohë që ajo ka shkruar “Baba, u prehsh në paqe!”
Përdoruesit e mediave sociale i thanë modeles se nuk është mirë nga trutë pasi ajo postoi një “Story” në Instagram.
Ajo i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj të mediave sociale pas reagimit që patën ndjekësit.
Top Channel