Hitet e grupit te famshëm Abba, rikthehen në ekranin e madh së bashku me rikthimin e filmit “Mamma mia!”-Here we go again”.
Vazhdimi i serisë kinematografike “Mamma mia 2”, prodhim i vitit 2018, sjell në ekranin e madh një sërë emrash të njohur që rikthehen edhe pas shumë vitesh mungese.
Këtë herë kemi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Cher, në rolin e gjyshes së Sofisë, rikthimi i së cilës është mirëpritur nga audienca ndërkombëtare. Në këtë vazhdim të filmit “Mamma Mia!”, Sophie mëson rreth të shkuarës së mamasë së saj, kur ishte shtatzëne më të.
Në “Mamma mia! Here we go again” do të shohim aktoren Meryl Streep në rininë e saj, një rol që interpretohet nga aktorja Lily James, e cila luan vitet e rinisë së Strepp duke na çuar pas në kohë, në të kaluarën.
Gjithçka ndodh në ishullin grek Kalokairi, ku miqtë dhe mikeshat e Donnes (mes tyre dhe Sam interpretuar nga Perce Brosnan) i tregojnë Sofisë rrugën që e ëma ka ndjekur për ta rritur atë. Komedia hollivudiane vjen si premiere botërore për publike.
Top Channel