Lajmet kryesore të ditës, 20/07/2018 – 16:00

20/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHA: TË VENDOSUR PËR TEATRIN
Edhe një herë para gazetarëve Lulzim Basha tha se PD është e vendosur t’i shkojë deri në fund mbrojtjes së teatrit dhe se Edi Rama e ka pasur në plan prej 20 vitesh prishjen e tij çka do të përbënte një atentat për lirinë e pronës.

AKTORËT VAZHDOJNË KAUZËN PËR TEATRIN
Aktorët sot përsëritën kërkesën e tyre ndaj presidentit Ilir Meta që të mos dekretohet ligji për teatrin. Shqetësimet ia paraqitën edhe ambasadores Romana Vlahutin.

ZGJIDHET NGËRÇI I PAJISJES ME LEJË DREJTIMI
Problemi i pajisjes së qytetarëve me lejë drejtimi duket se është zgjidhur. Prej 5 muajsh aplikuesit nuk pajiseshin me patenta si pasojë e mungesës së pajisjes që i printonte ato.

RAZMA, DESTINACION MALOR PËR PUSHIMET
Të shumtë janë personat që zgjedhin Razmën për pushimet e tyre verore. 35 km larg nga Shkodra, përveç bukurisë natyrore, Razma është një oaz i ushqimeve bio, me recetat tradicionale të gatimeve.

MILAN FITON MBI UEFA-N
Milani rikthehet në fazën e grupeve të kupës Europa League pasi Gjykata e Arbitrazhit hodhi poshtë vendimin e UEFA-s, që e përjashtonte 1 vit për mungesë të respektimit të fair-play-t financiar.

Top Channel