Malmstrom: BE do t’u kundërgjigjet tarifave të SHBA

19/07/2018 22:43

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Tregtinë Cecilia Malmstrom tha se blloku prej 28 vendesh po përgatitet të kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Presidenti Donald Trump vendos tarifa për automjetet dhe pjesët e tyre të këmbimit që SHBA importon nga jashtë.

Më 1 qershor, Presidenti Trump shpalli tarifa për çelikun dhe aluminin e Bashkimit Evropian, të cilave BE iu përgjigj me taksa ndaj produkteve amerikane, duke kërcënuar t’i shtrijë ato në industrinë e automobilëve.

Malmstrom tha në një konferencë shtypi në Bruksel të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, se Bashkimi Evropian po harton “një listë masash ribalancuese” nëse Shtetet e Bashkuara imponojnë tarifa mbi automobilët.

Tarifat e reja mund të dëmtojnë industrisë e madhe evropiane të prodhimit dhe eksportit të automobilëve, si dhe konsumatorët dhe prodhuesit në Shtetet e Bashkuara, ku çmimet do të rriteshin nëse tarifat hyjnë në fuqi.

Zonja Malmstrom dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të takohen me Presidentin Trump javën e ardhshme në Uashington. Zoti Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur Bashkimin Evropian gjatë vizitës së tij në Evropë javën e kaluar, duke e quajtur bllokun si një partner tregtar të padrejtë dhe “kundërshtar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA