Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
KE: ECURIA EKONOMIKE POZITIVE
Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit publik dhe kredive të këqija duke përfituar nga momenti pozitiv i ekonomisë.
GJYKATA BLLOKON PUNISHTEN E BASHKISË TIRANË
Gjykata Administrative pezulloi një punishte të bashkisë e cila prodhon asfaltobeton në zonën e Pezë Helemesit pas denoncimit të banorëve se u ndot ajrin në një zonë ku jetojnë mbi 12 mijë persona.
BANORËT E BULQIZËS NUK DORËZOHEN PËR PYJET
Banorët e Bulqizës, protestuan sërish kundër prerjes dhe shfrytëzimit të pyjeve. Rreth 1 mije vetë dolën përpara bashkisë dhe kërkuan anulimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor.
TURQIA HEQ GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME
Pas zgjatjes disa herë, Turqia më në fund e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të dështuar të shtetit në 2016-tën. Megjithatë, kjo nuk zbut autoritetin shtetëror të vendosur që ndalon protestat.
VIDAL NË MERKATO, ANCELOTTI E DO TE NAPOLI
Arturo Vidal nuk është më i preferuar tek Bayern-i i Mynihut dhe skuadra e ka nxjerrë në shitje 31-vjeçarin kilian. Ancelotti i Napolit ka shprehur interes për ta blerë pasi i njeh cilësitë e lojtarit.
Top Channel