Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

OPOZITA BRAKTIS SEANCËN

Opozita ishte sot në kuvend dhe kërkoi rivotim të ligjit për teatrin, gjë që iu mohua nga mazhoranca dhe ata braktisën sallën. Edmond Spaho përsëriti akuzën për mosrregullsi në votimin e parë.

 

KITAROVIÇ: SHQIPTARËT SAKRIFIKUAN JETËN PËR KROACINË

Presidentja kroate, nga foltorja e kuvendit falenderoi shqiptarët për miqësinë më popullin e saj. Shqipëria ishte mikja jonë në një kohë të vështirë dhe kjo miqësi vërtetohet sot me misione të përbashkëta nëpër bote tha Kitaroviç.

 

DIGJET MAKINA NË ELBASAN

Një makinë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit. Mjeti i tipit BMW ishte parkuar në anë të rrugës dhe policia që shkoi në vendngjarje dyshon se zjarri është I qëllimshëm.

 

NATO: TË GJITHË PËR NJË

NATO reagoi ndaj komenteve të presidentit amerikan mbi Malin e Zi, dhe mbrojtjen e vendit të vogël ballkanik. Sulmi ndaj një vendi është sulm ndaj të gjithëve thuhet në reagimin e NATO-s.

 

NEYMAR TE REALI?

Neymar do të zërë vendin e Cristiano Ronaldos te Reali I Madridit që po përgatitet të paguajë 250 milionë euro për kartonin e tij. Pritet përgjigjja nga PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA