Në maj të këtij viti në afërsi të Semanit, policia zbuloi një laborator të prodhimit të hashashit, në një fermë bujqësore që i përket Vladimir Çilotajt. Ndërkohë që ky fundit bashkë me Shpëtim Çiltoaj dhe Agur Çilotaj rezultojnë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale, për të cilat janë sdënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi.
Dy muaj më vonë, prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.
Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale.
Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).
Në bazë të ligjit antimafia gjykata ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të palujatshme të Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj, si më poshtë:
Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj:
-Në Fier, Njesi (Studio Piktori), me sip.40 m2.
-Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.
-Apartament 89.29 metër katror.
-Tokë truall 2721 metër katror, në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesaa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim.
Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj:
-Apartament 98 metër katror.
-Truall 500 metër katror në Golem.
Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.
Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:
-Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.
-Godinë 290.6 m2.
-Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.
-Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.
-Truall 2000 m2, Golem.
-Apartament 98 m2.
-Prona e llojit apartament 64.60 m2.
-Prona e llojit apartament 98 metër katror
Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:
-Pasuria e llojit Arë 6000 m2
-Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj:
-Pasuria 82 metër katror, apartament.
Sekuestrimin e sendeve të luajtshme:
-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”.
-Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”.
-Tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt.
-Automjet në pronësi të Jonida Çilotajt.
-12 automjetete në pronësi të subjektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k.
-15 automjete në pronësi të subjektit “LADI 2008” sha.
Sekuestrimi i disa llogarive bankare në disa banka të subjekteve të mësipërm.
Top Channel