Një modele që ushqeu me gji foshnjën e saj në pasarelë, ka shkaktuar jo pak debat mes atyre që ishin mbledhur për të ndjekur sfilatën në Miami.
Mara Martin, mbante foshnjën e saj pesë muajshe, Aria, në sfilatën e përvitshme të “Sports Illustrated”, ku modelet parakaluan në pasarelë me rrobebanjo.
“Nuk mund ta besoj që unë dhe vajza ime kemi përfunduar në faqet e para të gazetave për diçka që unë e bëj çdo ditë”, shkruante modelja në faqen e saj në “Instagram”.
Shumë përdorues të mediave sociale e lëvduan atë, duke e quajtur frymëzuese, por të tjerë, e akuzuan se kishte tentuar thjeshtë të tërhiqte vëmendjen. Martin, doli në pasarelë me një bikini ngjyrë ari, teksa ushqente me gji vajzën Aria. Foshnja kishte kufje në vesh për ta mbrojtur nga zhurmat e muzikës dhe turmës.
Top Channel