Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

A JEMI ÇFARË HAMË?
Ende asnjë masë nuk është marrë për sigurinë ushqimore në vend ndërkohë që vetë qytetarët tregojnë se si janë helmuar nga mishi apo ushqimet e rrugës. Disavantazh përbëj

GJIKNURI: MUAJIN TJETËR ZGJIDHET KOMPANIA NDËRTUESE
Përzgjedhja e kompanisë që do të përfundojë ndërtimin e bypasseve të Fierit dhe Vlorës do të nisë në fillim të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri te ditur ministri i Damian Gjiknuri.

TABAKU: RAPORTI KONFIRMON AKUZAT E OPOZITËS
Jorida Tabaku kërkoi nga Parlamenti dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë që t’i dorëzohet raporti i plotë për paratë e pista. Deputetja e PD theksoi se fusha ku pastrohen paratë në vend është ndërtimi.

TRUMP NËN AKUZA PËR SHFAJËSIMIN E RUSISË
Donald Trump është gjendur në vijën e zjarrit pas takimit me Vladimir Putin. Një rrebesh kritikash u përplas mbi të pasi I doli në mbrojtje Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

MBAPPE DHURON SHPËRBLIMIN 500 MIJË EUROSH
Lojtari i Francës, Kylian Mbappe, ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që mori për fitoren ne Botëror. Shuma e të hollave iu dhurua programeve të fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.

Top Channel