Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KPK SHKARKON DIZDARIN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtarin e gjykatës kushtetuese Gani Dizdari duke e lënë këtë institucion vetëm më dy gjyqtarë. Dizdari u penalizua nga nipi i dënuar.

 

VRASJA NË SHKODËR. NDALEN 10 PERSONA

Të paktën 10 persona janë ndaluar nga policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë të së dielës. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjithë bizneseve dhe banesave 1 km përreth vendit ku ndodhi krimi.

 

RRUGA E KOMBIT “PUSHTOHET” NGA UJËRAT E ZEZA

Në ditët me fluksin më të madh Rruga e Kombit u kthye vende-vende në pusetë, pasi banorët e zonave rreth autostradës derdhin në rrugë ujërat e zeza. Ndërsa vazhdojnë të vidhen rrjetat mbrojtëse.

 

FRANCA FESTON KUPËN…ME GJAK

Festimet për kupën e botës e përfshinë Francën por nuk munguan përleshjet me policinë dhe dy persona humbën jetën nga dalja e situatës jashtë kontrollit

 

IKËN FADILI. AKTORI VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË

Është shuar në moshën 78 vjeçare aktori i mirënjohur i humorit Fadil Hasa. Aktori durrsak vuante nga një sëmundje e rëndë.

Top Channel