Lajmet kryesore të ditës, 14/07/2018 – 16:00

14/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BILETAT E AVIONIT DHE MONOPOLI I KARBURANTIT

Top Channel zbuloi se çmimet e larta të biletave të avionëve vijnë si pasojë edhe e monopolit të shitjes së karburantit, i cili u jepet kompanive më shtrenjtë se në shumë aeroporte të rajonit. Asnjë masë korrektuese nuk është ndërmarrë.

VELIAJ: DO NDËRTOHET TEATRI DHE DO PËLQEHET

Erion Veliaj e quajti çështje modernizimi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kur tha se tranzicioni nga e vjetra tek e reja nuk përqafohet lehtë, por në fund vlerësohet.

SHTËPIA E BARDHË KONFIRMON TAKIMIN TRUMP – PUTIN

Takimi i Donald Trump me Vladimir Putin do të mbahet sipas planit, të hënën në Helsinki, pavarësisht tensioneve të krijuara nga përfshirja e supozuar e Moskës në presidencialet e vitit 2016.

LUHET NDESHJA PËR VENDIN E TRETË DHE TË KATËRT

Ka filluar në këto momente të luhet finalja e vogël e Botërorit midis Belgjikës dhe Anglisë, për vendin e tretë dhe të katërt. Në Shën Pjetërburg do luhet me nerv për mundësinë e humbur të finales.

KORRIKU DHE TEKAT E MOTIT

Deri në fund të Korrikut parashikohen vranësira dhe shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore veriore, ndërsa temperaturat do të arrijnë maksimumi deri në 35 gradë celcius.

Top Channel