Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
BULQIZË, JO VETËM PROTESTA PËR MBROJTJEN E PYLLIT
Burra e gra i janë ngjitur malit në Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokërdhak të Fushë Bulqizës për të mos lënë koncesionarin të presë drurët shekullorë. Javë më parë protestuan para bashkisë.
RAMA NË TEPELENË: ZGJIDHJE PËR FIERIN DHE VLORËN
Kryeministri Edi Rama ishte në Tepelenë ku mori pjesë në nisjen e punimeve për bypass-in e qytetit dhe njoftoi se së shpejti vjen edhe zgjidhja për bypass-et e Fierit dhe Vlorës.
ARBËR CEKAJ PO HETOHET NË GJERMANI
Arber Cekaj, nuk po ekstradohet ende në Shqipëri pasi po hetohet në Gjermani për 613 kg kokainë që u kapën në Durrës. 38 vjeçari besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit.
SULMI NË PAKISTAN, ISIS PËRGJEGJËS
ISIS mori përsipër shpërthimin vdekjeprurës në Pakistan, ku mbetën të vrarë më shumë se 130 persona.
FRIKA E TERROIRT GJATË FINALES FRANCË – KROACI
Mbi 13 mijë forca policore dhe ushtarake do të dalin në rrugët e Francës të dielën për më shumë siguri gjatë grumbullimeve masive neper sheshe e parqe, ku qindra mijë njerëz do te ndjekin finalen e botërorit.
Top Channel