Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
TOM NDRECA RREZIKOHET NGA PASURIA DHE KUNATI
Gjyqtari Tom Ndreca që doli sot para vetting-ut rrezikohet nga kunati i kapur me një dozë hashash, por edhe nga pasuria. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme me 1.3 milionë lekë të gjyqtarit.
PD: EDI RAMA PREJ 20 VITESH PUNON KUNDËR TEATRIT
Partia Demokratike tha sot se firma ndërtuese e kullave në ambientet e Teatrit Kombëtar do të përfitojë 34, 2 milionë euro për një të tillë dhe për këtë akuzoi kryeministrin Rama.
SHTYHET GJYQI PËR TOKAT NË SPILLE
Në Gjykatën e Kavajës u shty gjyqi për dosjen e Spillesë, ku nëntë ish-zyrtarë akuzohen për tjerërsimin e 58 hektarëve tokë në bregdet. Në seancë mungonin dy avokatët dhe gjyqtari kërkoi më shumë kohë.
ITALIA KUNDËR CETA-S
Italia nuk do të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE dhe Kanadasë, me pretendimin se ajo dëmton produktet tradicionale italiane.
ANGLIA ENDE NË BOTËROR
Anglia humbi mundësinë për të arritur në finale e Botërorit, por ka ende edhe një ndeshje para se të largohet nga Rusia. Nesër, ndeshet me Belgjikën për vendin e tretë dhe të katërt.
Top Channel