Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
NIPI DHE VAJZA RREZIKOJNË DIZDARIN
Gani Dizadari është gjyqtari i fundit Kushtetues që doli sot para vettingut, të cilit nuk iu gjetën probleme por rrezikon nga vajza që ka problem me pasurinë dhe nipi i dënuar për ndikim ndaj personave me funksion publik.
OPOZITA: QEVERIA GARANTON TRAFIKUN E DROGËS
Opozita iu referua raportit të antidrogës italiane për vitin 2017 për të provuar akuzat e saj se nga kanabisi është kaluar tek kokaina. Strazimiri dhe Kryemadhi thanë se qeveria është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës
AMORTIZIMI I AKSIT KLOS BURREL
Rruga nacionale Klos-Burrel është amortizuar pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj prej 40 kilometrash. Gropat që mbushen çdo vit, por pas dëborës dhe shiut hapen sërish. Problem është edhe rrëshqitja e dherave.
ITALIA KËRKON MBROJTJEN E KUFIJVE NGA EMIGRANTËT
Italia nuk bindet nga premtimet gjermane për emigracionin dhe kërkon një pakt më të gjerë mbi sigurinë kufitare të bllokut. Ministri gjerman Seehofer tha se brenda korrikut do vijë zgjidhja.
KYLIE JENNER, FEMRA MË E PASUR NË BOTË
“Forbes” publikoi në kopertinën e saj më të re 20 vjeçaren Kylie Jenner. Si femra më e pasur me një pasuri që numëron .900 mln dollarë. Kështu Jenner ja ka kaluar edhe Marck Zuckerberg.
Top Channel