Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ARTISTËT LETËR KRERËVE EVROPIANË PËR TEATRIN

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dërguar një letër zyrtarëve evropianë Johannes Hahn, Federica Mogherini dhe Romana Vlahutin, ku kundërshtojnë juridikisht projektligjin për çështjen e teatrit.

 

TATIMET GJOBISIN BIZNESET ME SHKELJE

Gjysma e bizneseve të turizmit punojnë në informalitet duke fshehur taksat. Nga 1770 biznese në fushën e turizmit, 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale dhe janë penalizuar me gjoba që kapin një vlerë totale rreth 250 mijë euro.

 

FERMERËT E SHALQIRIT SHKATËRROJNË PRODHIMIN

Fermerët e fshatit Mizë në Divjakë e kanë hedhur prodhimin e sivjetshëm të shalqirit për mungesë tregu dhe çmim tepër të ulët, 8 lek për kg kur kosto e kultivimit varion nga 15-20 lekë.

 

PARISIENËT NË FESTË PËR FITOREN NDAJ BELGJIKËS

Parisi ishte i gjithi në festë pas fitores së Francës ndaj Belgjikës që i kthen në një finale të Botërorit pas 20 vitesh. Me mijëra persona mbushën rrugët e kryeqytetit.

 

GEORGE CLOONEY AKSIDENTOHET ME MOTORR

George Clooney është përfshirë në një aksident me motor në Sardenja te Italisë ku gjendej për xhirimet e një seriali por fatmirësisht pësoi lëndime të lehta.

Top Channel