Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KPK SHKARKON ARTAN LAZAJN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë. Ndërsa në lupën e kaloi edhe prokurori i Tiranës Adriatik Cama.

ELVIS ROSHI PRANON FALSIFIKIMIN

Elvis Roshi, ka pranuar sot akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Organi i akuzës, ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën.

HAHN NË TIRANË PËR “INVENTARIN”

Komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn viziton javën e ardhshme Tiranën dhe Shkupin për të verifikuar disa procese në rrugën e hapjes së negociatave. Në një intervistë për DW, Hahn e quan këtë një lloj inventari

TRMP PËRPLASET ME TUSK PËR BUXHETIN

Në prag të samitit të Natos, presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në replika në distancë me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk. Molla e sherrit është buxheti i mbrojtjes.

RONALDO PUSHTON MEDIAT

Real Madrid ka publikuar në kanalet e tij zyrtare një video falenderimi për Cristiano Ronaldon, i cili pas 9 vitesh la Realin për Juventusin ndërkohë që në mediat ndërkombëtare kjo ngjarje ka pushtuar faqet e para.

Top Channel