Mesi: 10 milionë euro për rrugën Velipojë-Shëngjin

10/07/2018 18:36

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi mori pjesë të martën në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Mesi foli për një investim 10 milionë euro, që aktualisht është në fazë studimi e që brenda vitit pritet që të fillojë punimet për rrugën Velipojë-Shëngjin.

Mesi theksoi se vendosja e sinjalistikës së sigurisë në çdo plazh privat dhe publik është detyrim i bashkisë apo njësive administrative vendore dhe i çdo biznesi: “Nisur edhe nga ngjarjet e fundit në bregdetin shqiptar, ku turistë vendas dhe të huaj kanë humbur jetën në det, situata e sigurisë së vijës bregdetare dhe në plazh duhet të jetë prioriteti kryesor”.

Zëvendëskryeministrja theksoi edhe një herë rëndësinë e kushteve higjieno-sanitare në shërbimet e plazheve, duke pohuar se nuk do të ketë tolerancë për baret, restorantet, pishinat, hotelet, bujtinat, fshatrat turistike, subjekte të prodhimit apo përpunimit të produketeve ushqimore, të cilat nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.

Top Channel