Në fund të fundit, pavarësisht sesa i mirë ka qenë ky Botëror për të zotët e shtëpisë, një farë zhgënjimi po shfaqet mes tifozëve rusë. Skuadra e drejtuar nga Cherchesov bëri një paraqitje të mirë, duke shkuar deri…11 metra larg gjysmëfinaleve.

E duke konsideruar se ishin nisur me vendin e 70 të renditjes së FIFA-s, për më tepër që për të shkuar në çerekfinalen kundër Kroacisë eliminuan rrugës Spanjën, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të duartrokiten 23 heronjtë.

FOTO GALERI
3/5
Natalia - Por, nëse Irinën e njohim të gjithë, cilat ishin dy “koleget” e saj që u shfaqën te fotoja pa rroba? Natalia Vodianova është një tjetër supermodele ruse, e cila duket se nuk i ndien ende mbi supe vitet që ikin. E lindur në Nižnij Novgorod në vitin 1982 dhe larg pasarelave që prej vitit 2001, aktorja dhe filantropistja ruse vazhdon të sfilojë kudo në botë, e madje është shfaqur plot 5 herë në kalendarët “Pirelli”. Edhe ajo i dedikoi disa fjalë të bukura kombëtares së saj të mposhtur, duke i shpërndarë ato me thuajse dy milionë ndjekësit e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA