Në fund të fundit, pavarësisht sesa i mirë ka qenë ky Botëror për të zotët e shtëpisë, një farë zhgënjimi po shfaqet mes tifozëve rusë. Skuadra e drejtuar nga Cherchesov bëri një paraqitje të mirë, duke shkuar deri…11 metra larg gjysmëfinaleve.

E duke konsideruar se ishin nisur me vendin e 70 të renditjes së FIFA-s, për më tepër që për të shkuar në çerekfinalen kundër Kroacisë eliminuan rrugës Spanjën, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të duartrokiten 23 heronjtë.

FOTO GALERI
2/5
Asgjë poshtë shajeve - Supermodelja me famë botërore bëri gjithçka për të mbështetur kombëtaren e Rusisë. Madje, përpara ndeshjes së rëndësishme me Kroacinë, Irina u dedikoi në rrjetin social aq shumë të ndjekur të sajin, Instagram, një postin special për Golovin me shokë. Një foto së bashku me dy modele të tjera, përpara një sfilate në Paris, ku shiheshin të mbanin (zh)veshur vetëm shajet e Rusisë. Një panoramë nxitëse, por që nuk arriti të shtynte futbollistët rusë të përmbushnin mrekullinë.

Top Channel